Flash News

KRYESORE

Plani i parë për qeverisjen e ardhshme, Basha nga Kavaja: Ky është akti më kriminal i qeverisë ndaj vendit të vet

Plani i parë për qeverisjen e ardhshme, Basha nga Kavaja: Ky

Kreu i PD, Lulzim Basha pas Rrogozhinës është ndalur në Luz të Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se cili do të jetë plani i parë i qeverisjes së ardhshme nëse PD shpallet fituese.

“Kurrë një njeri i vetëm në karrigen e kryeministrit nuk mund të vendosë më për gjithçka, shefi i deputetit të ardhshëm të Kavajës do jenë qytetarët e Kavajës.

Në planin tonë parashikohet për ti dhënë fund shkatërrimit të bujqësisë që ka shkaktuar qeveria Rama, në buxhetin e shtetit do rezervohet 100 mln euro për familjet sipas prodhimit bujqësor. Direkt me para në dorë, që të zerojnë kostot e imputeve bujqësore. Kurrë një grusht njerëzisht të lidhur me qeverinë nuk do u jepet shansi për të sjellë prodhime të vendeve të tjera për të konkurruar në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve shqiptar, ky do jetë vendimi i parë i qeverisë së ardhshme demokratike.

Akti i heqjes së TVSH është akti më kriminal i një qeverie ndaj vendit të vet. E menduan këtë skemë që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin.  Rama meriton shkelm për ta hedhur në kanal, jo produktet tuaja, por ky pushtet i korruptuar dhe tani thotë do subvencionoj 10 lekë litri, skemë vjedhje”, tha Basha.

Të fundit