Flash News

KRYESORE

Plani i PD-së për rimëkëmbje, reagon Rama: Basha shalqi me provë që nuk hahet!

Plani i PD-së për rimëkëmbje, reagon Rama: Basha shalqi me

Kryeministri Edi Rama ka komentuar planin e rimëkëmbjes së opozitës të prezantuar pak orë më parë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Duke ironizuar kreun e PD, Rama shprehet se “Basha shalqi me provë që nuk hahet!”

Duke theksuar se beteja e tij dhe PS-së është me vetveten dhe kohën, Rama deklaroi se nëse COVID-i do të kishte rënë në kohën e PD-së, me ato standarde që kishin shërbimet shëndetësore dhe spitalet,gjërat do të ishin më keq.

"Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Domethënë i pangrënshëm se nuk është i ardhur nga hëna, po ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti  e provuar dhe largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët, Kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe aty, apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, është betejë e jona me vetveten dhe kohën. koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë", tha Rama.

Të fundit