Flash News

KRYESORE

Plani i PS për Shkodrën: Zëvendësimi më çdo kusht i Voltana Ademit

Plani i PS për Shkodrën: Zëvendësimi më çdo

Mazhoranca socialiste është e vendosur për largimin e kryebashkiakes së djathtë, Voltana Ademi. Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, deklaron se Këshilli i ri Bashkiak duhet të emërojë një nga nënkryetarët aktual të bashkisë në vend të Ademit, deri në organizimin e zgjedhjeve të pjesshme.

“Do të emërohet një nga nënkryetarët. Nëse nuk e ka bërë akoma Këshilli bashkiak i Shkodrës duhet ta bëjë”, deklaroi Balla për TV Klan.

Kandidati i PS, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e postit, pas publikimit të disa dokumentare nga PD që tregonin se ai rezulton i dënuar në Itali për shitje të lëndëve narkotike.

Eksponente te larte te opozites, kane theksuar se Ademi do te qendroje deri ne organizimin e zgjedhjeve te reja vendore ne te gjithe vendin.

Të fundit