Flash News

KRYESORE

Plani i Ramës për punësimin, Basha: Pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin?

Plani i Ramës për punësimin, Basha: Pas 7 vitesh premtimesh

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi sot planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë.

Ai u shpreh në prezantimin e programeve të punësimit, se paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.

Por Basha në një postim në twitter, shkruan se tashmë nuk ka njeri që “ia vë veshin” pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”,shkruan Basha.

Të fundit