Flash News

KRYESORE

Plani i rindërtimit, banorët e Vorës protestë para bashkisë: Duan të shembin 70 godina të padëmtuara nga tërmeti

Plani i rindërtimit, banorët e Vorës protestë para

Banorët e Vorës janë ngritur sot në protestë para godinës së bashkisë për të kërkuar më shumë sqarime lidhur me planin e rindërtimit të qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas banorëve, plani rregullues nuk është i ligjshëm për shkak se preken edhe godina që nuk janë dëmtuar nga tërmeti, por më herët edhe nuk janë ndjekur hallkat ligjore për përpilimin e tij.

“Ne kemi bërë disa kërkesa, por nuk janë marrë në konsideratë si: objektet e padëmtuara të përjashtohen nga shembja, subjektet tregtare në katet e para të pallateve të lidhin kontratë që të kompensohen, ata që kanë certifikatë trualli të trajtohen si bashkëpronarë në rindërtim dhe jo me çmime reference.

Ndërtimet në proces legalizimi u skualifikuan nga procesi , pra ALUIZNI i përjashtoi, që do të thotë se nuk përfitojnë asgjë kur të prishen ose mund të kenë trajtim si të pastrehë, këtu po abuzohet. Po ashtu, plani i rindërtime u miratua pa u ndjekur hallkat ligjore, nuk janë bërë dëgjesa publike, nuk ka forum për të përcjellë problemet te bashkia.

Në këtë plan, për 12 pallate të dëmtuara, shemben 70 godina të tjera të padëmtuar, pallate, vila dhe njësi tregtare që janë funksionale”, tha një përfaqësues i banorëve.

Sot ata kanë kërkuar takim në bashki, por janë refuzuar.

Të fundit