Flash News

KRYESORE

"Plani ishte për ta trafikuar", zbardhen detaje nga hetimi i abuzuesit të së miturës në Pogradec: 46-vjeçari ka përdhunuar edhe një vajzë tjetër

"Plani ishte për ta trafikuar", zbardhen detaje nga hetimi i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i 45-vjeçarit që abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare në Pogradec, teksa mësohet se shtysë për denoncimin është bërë një bisedë mes vajzës së abuzuesit dhe të miturës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se ka rreth 1 vit që 46 vjeçari e ngacmonte vajzën, por gjithcka ka ndodhur ditën e Bajramit, kur B.B ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie me të miturën.

Në vijim ai ka kërcënuar vajzën vazhdimisht duke i thënë se askush nuk do ta besonte edhe po ta denonconte në polici.

“Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”, mësohet të ketë thënë 46-vjeçari, baba i dy vajzave.

Ndërkohë, ka qënë vajza e abuzuesit ajo që ka zbuluar mardhëniën e shoqes së saj me babanë, e cila ja ka bërë të ditur 13-vjeçares në mënyrë që kjo e fundit të hiqte dorë prej tij.

Të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për tu takuar, teksa vajza e abuzuar ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e vetë dhe një psikologe.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej për ta trafikuar.

Ndërkohë mësohet nga grupi i hetimit se po hetohet edhe një tjetër rast, pasi 46-vjeçari të njëjtën gjë ka bërë edhe me një tjetër viktimë.

Të fundit