Flash News

KRYESORE

Plani/ Masa nga Policia Bashkiake në Tiranë me fillimin e vitit të ri shkollor

Plani/ Masa nga Policia Bashkiake në Tiranë me fillimin e vitit

Policia bashkiake në Tiranë ka hartuar disa masa të cilat do t’i përdorë me qëllim që të shmangë trafikun në ditën e parë të shkollës më 16 shtator. Në rrugët e kryeqytetit do të ketë më shumë punonjës të policisë bashkiake, ndërkohë që i është bërë thirrje edhe kryeqytetasve që të shmangin përdorimin e automjeteve.

Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë Ermal Kapllani u kërkoi prindërve në prag të nisjes së vitit të ri mësimor që të lëvizin me fëmijët pa makinat e tyre, pasi në të kundërt, trafiku do të jetë mjaft i rënduar.

“Do fillojnë në ditën e parë të shkollës rreth 55 mijë nxënës në Bashkinë e Tiranës. Nëse të gjithë prindërit dhe mësuesit do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me mjet, trafiku do të vështirësohet. E mira është që të na mirëkuptojnë dhe ditën e parë të shkollës t’i shmangin sa më shumë mjetet në ato distanca të shkurtra që mund të arrihen qoftë në këmbë, me mjete të transportit publik ”, tha Kapllani.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë të pranishme në rrugët hyrëse të qytetit për të mos lejuar lëvizjen e furgonëve që transportojnë mallra në orët e mëngjesit. Kështu, bizneset duhet që të shmangin orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve, nga ora 07:00 deri në orën 09:00.

Gjithashtu, nuk do të lejohet asnjë shitës ambulant në afërsi të shkollave 9 vjeçare e të mesme

Të fundit