Flash News

KRYESORE

Plani për kthimin e atyre që luftuan në Siri dhe Irak, Autoritetet e Kosovës: Do përballen me drejtësinë

Plani për kthimin e atyre që luftuan në Siri dhe Irak,

Rreth 200 qytetarë të Kosovës, vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, duke përshirë edhe shumë fëmijë të lindur atje. Këto të dhëna janë pasqyruar në Raportin e vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, për terrorizmin në botë në vitin 2017.

Në raport thuhet se rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik apo Frontit al-Nusra, prej të cilëve rreth 74 kanë vdekur, ndërsa rreth 196 mbeten në këto zona konflikti.

Qeveria ka një plan për kthimin e tyre në Kosovë, mirëpo nuk dihet se kur ata do të mund të kthehen në vendlindje. Lulzim Fushtica, koordinator nacional në Kryeministri për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmit, thotë për Radion Europa e Lirë se të gjithë ata që kanë kryer krime në këto zona të luftës, do të përballen me drejtësinë.

“Ne kemi planin për kthimin e personave që gjenden në zonat e luftës. Kosova mbetet e hapur që të gjithë qytetarët e saj të kthehen në Republikën e Kosovës. Mirëpo, të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte, kanë qenë pjesë e organizatave terroriste ose kanë bërë ndonjë krim, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, thotë Fushtica.

Të fundit