Flash News

KRYESORE

Plani për mosbindje civile, Berisha: Basha gati të udhëheqë vendin. Proçesi i bashkimit të PD-së në rrugën e duhur

Plani për mosbindje civile, Berisha: Basha gati të udhëheqë

Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se tubimi i qytetarëve kundër taksës së Rrugës së Kombit ishte një shenjë e qartë se tashmë ka ardhur koha për të rrëzuar qeverinë përmes protestave.

“Kukësi është frymëzues, është transformues. Nuk e shef si e transformoi Edi Ramën? E bëri të nxjerrë fytyrën e tij të vërtetë, mendësinë e të atit të tij xhelat. S’ka diskutim që liderët e opozitës i ka frymëzuar, i ka bërë me krahë dhe unë kam besim që kjo betejë do fitohet”, ka pohuar Berisha  në një intervistë për In TV.

I pyetur nga gazetarja se a është gati Partia Demokratike dhe lideri  Basha të udhëhëin vendin, në rast të një rrëzimi të qeverisë Rama, Berisha u shpreh: “Lidershipi pa diskutim që është gati dhe do jetë gati dhe lidershipi ka ftuar tani mosbindjen civile…”.

Nga ana tjetër, Berisha konstatoi se proçesi i bashkimit të kontributeve në PD ka nisur dhe se kryetari Basha ka bërë gati propozimet për ndryshime e nevojshme statuore.

“Duhet ti bashkojë demokratët. PD është në një proçes bashkimi të kontributeve. Kryetari dhe grupi i statutit ka bërë ndryshime, dhe është i hapur për ndryshime, në të cilat duhet ta gjejnë veten në parimet që besojnë edhe njerëz të cilët për arsye objektive apo subjektive janë ligjërisht të zemëruar e të pakënaqur. Sikundër kryetari është shprehur se ka njohur gabimet e tij. Kur një njëri njeh gabimet kjo do të thotë se merr masa, njeh përgjegjësinë e gabimeve dhe natyrisht përcakton rrugën e kapërcimit të pasojave të këtyre gabimeve.

Në fund, shtoi se  demokratët nuk janë njerëz të përsosur, nuk janë njerëz idealë, nuk janë njerëz që s’kanë bërë gabime, por duhet të bashkohen më një qëllim: Rrëzimin e Ramës.

Të fundit