Flash News

KRYESORE

Plani për refugjatët, Sandër Lleshi: Shqipëria nuk ka asnjë kërkesë për ngritjen e kampit, nuk i kemi kapacitetet

Plani për refugjatët, Sandër Lleshi: Shqipëria nuk ka

Këshilltari i kryeministrit për sigurinë, Sandër Lleshi ka mohuar që Shqipërisë t’i ketë mbërritur një kërkesë nga vendet e Bashkimit Evropian për ngritjen e një kampi refugjatësh. Në intervistën për ‘News 24’, Lleshi theksoi se Qeveria shqiptare nuk është përfshirë në asnjë diskutim për këtë çështje.

Ai nuk beson se Tirana do të vendoset përballë një kërkesë të tillë sepse vendi nuk i ka kapacitetet për të realizuar këtë plan.

“Nuk kemi kërkesë zyrtare. Unë di që në vendet e BE-së ka qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Ka një spektër të gjerë opsionesh, por Shqipëria nuk ka ende asnjë vendim dhe asnjë diskutim për këtë çështje. Jo çdo negociatë dhe çdo diskutim mund të hidhet direkt në gazetë. Shqipëria është një vend i cili është i paprekur nga emigracioni. Në Shqipëri nuk ka emigrantë. Edhe sikur ne të bëjmë thirrje, refugjatët nuk do të vijnë. Nuk besoj se do të vihemi përballë një kërkese të tillë sepse nuk i kemi kapacitetet për diçka të tillë, sepse një emigrant do të vijë me duar në xhepa. Nuk ka arsye për panik”, tha Lleshi.

Sandër Lleshi kërkoi gjithashtu nga mediat që të tregohen më të kujdesshme në raportimin e këtyre lajmeve, të cilat rrezikojnë të ngrenë një histeri të kotë kolektive.

Të fundit