Flash News

KRYESORE

Plani për shkatërrimin e Parkut të Liqenit në Tiranë, 2 ndërtimet e reja të Rama-Veliaj

Plani për shkatërrimin e Parkut të Liqenit në Tiranë, 2

Pak nga pak, po kristalizohet gjithnjë e më shumë plani tinzar i Erion Velisë dhe Edi Ramës për vijimin e shkatërrimit të Parkut tëvetëm natyral që i ka mbetur Tiranës.

Pasi hëngrën një pjesë të liqenit përballë fakultetit të Ekonomisë, duke ndërtuar më parë një rruge, që të krijohej përshtypja që aty nuk kishte park, dhe duke ndërtuar aty një pallat gjigand, tani dyshja betonizuese e Tiranës Tama-Veliaj ka dalë me dy projekte të reja.

Njërin e njoftoi qeveria, e cila bëri të ditur se brenda në Park, përballë fakultetit të Gjeologjisë, do të ndërtohet shkolla e re e Magjistraturës.

Ndërsa Veliaj, në një nga shfaqjet e tij të shumta propagandistike me lopatë në dorë, njoftoi se pranë digës së liqenit, ku ndodhet Kisha e Shën Prokopit, kjo e fundit do të rindërtohet disa herë më e madhe se sa është në gjendjen aktuale, duke ngrënë kështu një tjetër pjesë nga parku, për t’i lënë vendin betonit.

 Kjo është politika e atyre “që mundin llafet me punë”.

Të fundit