Flash News

KRYESORE

Plani i policisë për të kapur Shallarin, përdori një ‘truk’ për t’i marrë ADN-në

Plani i policisë për të kapur Shallarin, përdori një

Mikel Shallari ndodhet sot në burg si i dyshuari për ekzekutimin e ish-komisarit Artan Cuku, por për të arritur deri këtu policisë i janë dashur shumë përpjekje për identifikimin dhe mbledhjen e të gjitha provave kundër tij.

Pasi Shallari kreu vrasjen, policia gjeti rrobat që ai kishte hedhur menjëherë pas ngjarjes. Rrobat që mbajti veshur gjatë ngjarjes, 24 vjeçari i hodhi pranë postës Nr.8 në Tiranë, por i gjithë momenti është filmuar nga kamerat e bizneseve aty pranë.

E megjithëse ekspertët kishin arritur të nxirrnin AND-në e tij nga rrobat, të ndihmuar edhe nga autoritetet zviceriane, shtet në të cilin Shallari ka vuajtur një dënim, sërish këto nuk ishin prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë pas hekurave.

Në këto kushte, policia ka hartuar një plan për të siguruar në mënyrë direkte ADN-në e Mikel Shallarit. Ai është ndaluar rreth dy javë më parë kur po udhëtonte me makinë me justifikimin se do i bënin një test alkooli. Në fakt, qëllimi ishte që policia të siguronte ADN-në e të dyshuarit dhe pasi e morën atë, deri në daljen e përgjigjes së analizave, Shallari është mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet.

Të fundit