Flash News

KRYESORE

Planifikoi sulmin terrorist në Australi, 17 vite burg për të riun me origjinë shqiptare

Planifikoi sulmin terrorist në Australi, 17 vite burg për të riun

25-vjeçari Agim Kruezi me origjinë shqiptare është dënuar me 17 vjet burg të martën, për planifikimin e një sulmi terrorist në Australi, pasi u ndalua kur po përpiqej të udhëtonte në Siri.

Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u deklarua fajtor në Gjykatën Supreme të Brisbane, për përgatitjen e akteve terroriste dhe planifikimin e një inkursioni të huaj.

Në gjykatë u tha se Kruezi planifikoi të udhëtonte në Siri për të luftuar me një grup të lidhur me Al-Qaeda, por u ndalua nga oficerët e doganave dhe pasaporta e tij u anulua.

Daily Mail shkruan se policia gjeti një armë gjysmë automatike, dy maska, dy hanxharë, një fotokopje të një libri të quajtur Xhihad dhe një flamur të Shtetit Islamik në dhomën e tij të gjumit.

Gjyqtarja Roslyn Atkinson tha se ishte e nevojshme që policia kundër terrorizmit ta arrestonte atë për të parandaluar një sulm publik.

Të fundit