Flash News

KRYESORE

Planifikuan sulm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit, lihen të lirë tre të dyshuarit

Planifikuan sulm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit, lihen të

Lihen të lirë tre personat të cilët u arrestuan në 5 nëntor të vitit të kaluar pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm terroristë ndaj kombëtares së Izraelit e cila në atë kohë do të luante me kombëtaren tonë në stadiumin e Shkodrës.  

Ergys Faslia, Xhevair  Fishti dhe Medat Hasani, kanë marr masën “Arrest shtëpie”  nga Gjykata e shkallës së lartë.

Mësohet se ky vendim erdhi si pasoj e përfundimit të afatit të qëndrimit të tyre në paraburgim.

Tre personat e arrestuar si Medat Hasani, Xhezair Fishti imam i vetëshpallur dhe Ergys Faslija, i cili ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që aktualisht punonte si berber në këtë qytet, gjatë takimeve të tyre kanë biseduar lidhur me mbërritjen në Shqipëri të kombëtares Izraelite. Ka dyshime të forta, se të arrestuarit mund të kenë dashur të venë në zbatim planin për të kryer një sulm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit. Megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime pranë prokurorisë dhe policisë thanë se për arrestimin e katër personave të sipërcituar kanë bashkëpunuar me një agjenci inteligjente të huaj. Nisur nga kjo situatë ndaj katër të arrestuarve është ngritur akuza e “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”.

 

Të fundit