Flash News

KRYESORE

Planifikuan sulm terrorist në ditën e Sulltan Novruzit, shpallen në kërkim ndërkombëtar katër anëtarët e celulës

Planifikuan sulm terrorist në ditën e Sulltan Novruzit, shpallen

Ditën e djeshme policia e shtetit njoftoi se është arritur të parandalohet sulmi terrorist i një celule iraniane në Shqipëri. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, celula kishte planifikuar të kryente sulm terrorist në Shqipëri në mars të 2018-ës ditën e festimeve të Sulltan Novruzit, por është parandaluar.

“Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua”-tha dje Veliu.

Nga televizionet informative mësohet se sot janë shpallur në kërkim katër anëtarët: iraniani që njihet me pseudonimin Payman, Erwin Aram 45 vjeç, Abdulselam Turgut, Abdolkhalegh Malek Zadeh.

Të fundit