Flash News

KRYESORE

Planifikuan të sulmonin presidentin francez Emmanuel Macron, arrestohen 6 persona

Planifikuan të sulmonin presidentin francez Emmanuel Macron, arrestohen 6

Gjashtë persona janë arrestuar në Francë nën dyshimin se po planifikonin e kryerjes së një sulmi ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Të akuzuarit, që raportohet të ishin pesë burra dhe një grua, u kapën nga shërbimet franceze të sigurisë së Brittany, në veri-lindje dhe në juglindje të Francës.

“Një hetim po zhvillohet në një shoqatë terroriste kriminale. Nuk bëhen me dije detaje rreth të arrestuarve për shkak të hetimeve", thotë një burim gjyqësor për BBC.

"Ky hetim po shqyrton një komplot, të paqartë dhe të keq-përcaktuar në këtë fazë, që do të përfshinte veprime të dhunshme kundër presidentit të Republikës", thanë prokurorët francezë ditën e sotme.

Të fundit