Flash News

KRYESORE

Plas gallata në Komision/ "Je i vetmi që na begenis", Klosi i kthehet Beqajt: Unë i shkreti u torturova, pse më refuzon?! Deputeti i kërkon drekë “qyl”

Plas gallata në Komision/ "Je i vetmi që na begenis", Klosi

Ditët e nxehta të verës dhe efekti i pandemisë duket se ua kanë vështirësuar shumë punët ministrave dhe deputetëve kohët e fundit. Dhe kjo është vënë re në mbledhjen on-line të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ku për të thyer rutinën e ditës, ka plasur gallata mes të pranishmëve, ndërsa pritej të raportonte ministri Blendi Klosi.

Në vend t’ju jepte përgjigje disa shqetësimeve tepër të prekshme gjatë këtij sezoni veror, siç janë në lidhje me pandeminë e Covid-it, me rastet e ushqimit bufe, me masat që nuk zbatohen, me turistët që kthehen pas në rrugëtimin e tyre, Klosi e ka “shfrytëzuar” kohën të bënte batuta me kolegët.

Ish-ministri Ilir Beqaj e falenderoi për begenisjen qoftë në komision qoftë në raste të tjera, ndërsa një tjetër kërkoi drekë qyl.

Ilir Beqaj: Së pari besoj se të gjithë kolegët do të jenë dakord me mua, që të falenderojmë veçanërisht ministrin Klosi, që është i vetmi që e begenis komisionin tonë.

Një nga deputetët: Mirë, po drekën se ka dhënë hala.

Ilir Beqaj: Po nuk lejohet të shkosh në restorant o burrë!

Blendi Klosi: Unë i shkreti u torturova, s’kuptoj pse më refuzon.

Biseda e ngrohtë u ndërpre nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili më “serioz”  nga të tjerët, kërkoi diskutim për problematikat e sezonit turistik, jo për drekat e darkat. Por kjo linjë “serioziteti” e humbi sërish fillin sapo Halit Valteri hyri në linjë. Ilir Beqaj, që duket se kishte lënë ditën e qokave sot në komision, ndërhyri duke thënë: Kujtim, o Kujtim ndërprite pak fjalën se pashë që hyri Haliti, ta urojmë pak për vajzën. Me jetë të gjatë!

Të fundit