Flash News

KRYESORE

Plas grushti te Partizani, trajneri Lerda bëhet protagonist

Plas grushti te Partizani, trajneri Lerda bëhet protagonist

Te Partizani nuk gjen kurrë qetësi! Pas barazimit me Kukësin, Panorama Sport raporton se sot trajneri Lerda është zënë me grushta me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti.

Mes tyre duket se ka pasur fërkime edhe gjatë takimit, problem që ka vijuar më tej me të mbaruar ndeshja, kur tensioni ka qenë edhe më i madh. Ata nuk i kanë mbajtur nervat dhe ka plasur grushti mes tyre.

Lerda dhe Mehmeti kanë pasur përplasje edhe më parë, kur italiani sapo kishte nisur punë te Partizani. Herën e parë klubi i doli në krah atij, por me këtë që ka ndodhur sot asgjë nuk parashikohet dot.

Të fundit