Flash News

KRYESORE

Plas ‘lufta’, “Big Brother” i merr shikuesit “Xing”, Ermali nis të hakmerret ndaj Arbanës (Të dhënat e Telemetrix)

Plas ‘lufta’, “Big Brother” i merr shikuesit

Një luftë e vërtetë shikueshmërie mes "Big Brother Albania" në “Top Channel" dhe "Xing me Ermalin" në televizionin "Klan" po zhvillohet tashmë të shtunave në prime time.

Sipas matësit “Telemetrix” në krye të shikueshmërisë qëndron program i Arbana Osmanit, e cila mblodhi para ekranit shumë më tepër teleshikues nga rivali i saj Ermal Mamaqi. Në këtë betejë audience u përfshie dhe "Al Pazar" i Vizion Plus", por kulmin e shikueshmërisë e arriti "Big Brother".

Sipas shifrave të matjes së audiencës të publikuara edhe në mediar "Big Brother” ka regjistruar 52 për qind share, ndërsa "Xing me Ermalin" 16.5 për qind. Këtë përqendrim të audiencës në “Big Brother” natyrisht që moderatori i suksesshëm, Ermal Mamaqi e ka ndier jo pak.

Story.al shkruan se dufin e akumuluar, Mamaqi e nxjerr ndaj rivales Osmani me shkrime kundër "Big Brother" në portalin e tij, që mban të njëjtin emër si emisioni, me tituj të tipit: "Dështon Big Brother, banorët nxjerrin zbuluar produksionin", etj.

Të fundit