Flash News

KRYESORE

Plas sherri mes kolegeve: Nuk di kush është “Erdogani” këtu, ish-gazetarja apo vetë Erdogani

Plas sherri mes kolegeve: Nuk di kush është “Erdogani”

Publicistja Kimete Berisha ka kritikuar ashpër ish-kolegen e saj, Arbana Xharra, e cila iu largua gazetarisë për tu bërë pjesë e politikës. Berisha shkruan se Xharra konsiderohet nga amerikanët në Kosovë si shtet n’vete, që e ruan Kosovën nga ripushtimi turk, por jo edhe nga ripushtimi serb.

Publicistja Berisha thekson se ish-gazetarja ka madje përkrahjen e Amerikës për t'u bërë shoqe e Kadri Veselit, duke ironizuar zgjedhjen e Xharrës deputete me PDK-në.

Në fund, Berisha citon deklaratën e presidentit truk Erdogan, i cili tha se 'lutem që ata që e përqajnë Shqipërinë në aspektin fetar, ta thyejnë kokën në mur’, dhe shprehet se tani nuk e kupton se kush është “Erdogani”, ish-gazetarja Xharra apo vetë Erdogani.

Reagimi i Kimete Berishës:

Ambasada Amerikane e ka dërguar Ambasadorin e saj special në banesën e ish gazetares, zonjës Xharra, të cilën e konsideron si shtet n'vete, si shtet paralel të Kosovës, që e ruan Kosovën nga ripushtimi turk, por jo edhe nga ripushtimi serb, se s'mundet ajo krejt vetëm m'i bë.

(Se këto janë variantat e Amerikës, vetë Amerika nuk prishet me Turqinë, e neve na 'shtin' m'u prish me Turqinë, me 'armën' e zonjës në fjalë)

Ish gazetarja e ka përkrahjen e Amerikës për t'u bërë shoqe e Kadri Veselit, por nuk i mungon as përkrahja e Izraelit, sepse siç tregon një agjent palestinez në penzion (i cili ka kërkuar të mbetet anonim), Kadri Veseli është mason në tentativë.

Sipas një burimi brenda banesës së saj, Izraeli më shpejt do ta pranojë banesën e zonjë Xharra si shtet, sesa Kosovën si shtet, prandaj edhe do ta dërgojë përfaqësuesin special të saj në banesën e saj.

Për llajka dhe për ambicie, thirren, flasin dhe veprojnë në emër të Amerikës.

Edhe kur pinë kafe me Kadri Veselin ia bëjnë të ditur popullit se e kanë marrë lejen e Amerikës.

O Zot, sa e vogël Amerika.

Mbasi edhe neve na ka ra hise me 'lujt' e me bë hajgare me të, e në emër të saj, po dihet n'ç'derexhe ka ra.

Q'ajo Amerika mo' që ngjet emra, që edhe Hashim Thaçin e ka thirrë 'George Ëashington' 😂

P.S. Përndryshe, Erdogani për TopChannel dje tha: 'Lutem që ata që e përqajnë Shqipërinë në aspektin fetar, ta thyejnë kokën në mur'.

S'di tash kush është këtu Erdogani!

Ish gazetarja, apo Erdogani!

Të fundit