Flash News

KRYESORE

Plas sherri mes socialaistëve në Fushë Arrëz, koordinatorja e PS-së akuzon kryebashkiakun për falsifikim

Plas sherri mes socialaistëve në Fushë Arrëz, koordinatorja

Franka Toplna ka qenë gjithmonë krahu i djathtë i kryetarit të bashkisë së Fushë Arrzit, ajo mbanë detyrën e koordinatores së PS-së në këtë qark dhe ka qenë bashkëpunëtorja e kryetarit të Fushë Arrzit, Fran Tuci.

Mirëpo duket se gjërat mes tyre nuk po shkojnë mirë pasi Toplana në një status në “Facebook” ka denoncuar kryetarin e këtij qarku se ka falsifikuar dokumentë zyrtarë me qëllim që t’i përdori si motivacion për të ulur në detyrë Kryetarin e QKF së Fushë Arrzit Mark Toplana i cili është bashkëshorti i Franka Toplanës.

Në mbyllje të statusit të saj ajo është shprehur se: “Une jam ajo, që të dhashë dorën të ngjitje shkallet e bashkisë! Edhe tani, po të them "Te lumtë dora " se do të të shtyj të shkosh aty ku e meriton!”

Statusi i plotë:

Zien qyteti , debat ne cdo kend! Kr i bashkise Fushe Arrez, ne vend qe te planifikoje aktivitete komunitare, formulon shkresa jashte gjithe kompetencave ligjore, per te ulur nga detyra Drejtorin e Qkf Fushe-Arrez . Perse valle,,,,,,, ??? Sepse ka ndryshuar per mire gjithcka ne ate institucion! Sepse nuk i eshte bindur kr per te shkruar dite pune atyre qe nuk kane qene ne pune per 36dite. Sepse nga puna e kesaj qendre, 7 nxenes jane regjistruar ne shkolla artistike! Por kryetarit nuk i intereson kjo! Atij i duhet me patjeter ulja nga detyra e Drejtorit sepse duhet me patjeter te marre shperblimin per kete! Dhe , strategjia me te cilen mendon te realizoje shkarkimin eshte kjo : ME DOREN E VET DHE ME VULLNET TE LIRE, FALLSIFIKON LISTPREZENCEN E QKF _FUSHE -ARREZ , DHE PIKERISHT KETE FALLSIFIKIM ZYRTAR, E PERDOR SI MOTIV PER ULJEN NGA DETYRA TE DREJTORIT. MIRPO DITA QE KA FALLSIFIKUAR KRYETARI ME DOREN E TIJ, REZULTON TE JETE DITE PUNE INTENSIVE, DHE E PROTOKOLLUAR NE "LIBRIN E MBLEDHJEVE "TE QKF FUSHE -ARREZ, DHE PIKERISHT ne prezencen e gjithe kolektivit. Keshtuqe i bie ne vend qe te marresh ryshfetin per uljen nga detyra te ketij drejtori do te shkosh para ligjit per fallsifikim dokumentash zyrtar,,,,,,,, per shperdorim detyre,,,,,, per ushtrim presioni per shkak te detyres!!! Une jam ajo Franka qe gjithmone kam thene fjale te mira per ty! Une jam ajo, qe te dhashe doren te ngjitje shkallet e bashkise! Edhe tani, po te them "Te lumte dora " se do te te shtyj te shkosh aty ku e meriton!

Të fundit