Flash News

KRYESORE

Plas tek Barcelona, dy lojtarët kryesor nuk flasin me njëri-tjetrin

Plas tek Barcelona, dy lojtarët kryesor nuk flasin me njëri-tjetrin

Situata në ekipin e Barcelonës nuk është aspak e mirë dhe si të mos mjaftonin rezultatet në ndeshjet e fundit, mediat spanjolle kanë raportuar sot se lojatërt kryesor të ekipit nuk flasin me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për Gerard Pique dhe Leo Messi. Sipas “El Chiringuito”, lojtarët janë zënë pas rezultateve të këqija të katalanasve në ndeshjet e fundit.

“Pique i ka thënë Messit që të përballet me mediat kur nuk shkojnë mirë punët. Sipas mbrojtësit spanjoll, Messi flet vetëm kur shkon në Argjentinë. Ndërsa Messi ia ktheu duke i thënë që rezultatet e këqija vijnë nga gabimet në mbrojtje”, thotë një burim për “El Chiringuito”.

 

 

 

Të fundit