Flash News

KRYESORE

Plasari krahason Sorekën me Musolinin: Pandeh se shqiptarët janë injorantë dhe mafiozë

Plasari krahason Sorekën me Musolinin: Pandeh se shqiptarët janë

Në intervistën për emisionin ‘A-Show’, studiuesi Aurel Plasari kritikoi ashpër faktorin ndërkombëtarë, veçanërisht përfaqësuesin e BE-së, Luigi Soreka me argumentin se predikon gjuhën e demokracisë paqësore që i shkon për shtat Edi Ramës.

"Këta duan t’i bëjnë njerëzit budallenj. Përshembull Luigi Soreca kujton se këtu ka budallenj. Ky ka dalë nga llagëmet e punëve të Brendshme të Italisë dhe mendon që këtu ka të bëjë me një popull si gangsterët dhe mafia e Italisë që nuk kanë lexuar dhe nuk kuptojnë dhe nuk ua thotë të vërtetën se demokracia është arritur edhe falë ndeshjeve të mëdha në rrugë, edhe falë kryengritjeve. Vetë demokracia është rrjedhojë e këtyre ndeshjeve, kryesisht nga e majta.

Tetë orëshi i punës, ndalimi i punës së fëmijëve, e drejta e grave për votë, etj janë arritur duke përgjakur rrugët. Ku e kanë mësuar këta që demokracia është arritur në mënyrë paqësore. Po BE-ja ku është ngritur?

Mbi gërmadhat e Luftës së Dytë të një konflikti katastrofik me miliona njerëz për të arritur që Luigi Soreca të punojë dhe të paguhet si një eurokrat. Këta propagandojnë të kundërtën. Kujtojnë se kanë gjetur një popull që nuk di histori, nuk di fjalimet e Musolit, ku tezat janë shumë të ngjashme me tezat e tyre.

Janë shumë të ngjashme. Për hir të paqes kombëtare, për hir të kësaj… Vetëm demokracinë nuk e zinte në gojë Musolini. Këto janë shajnitë e tezave neofashiste që përhapen në Shqipëri, nga ndonjë ndërkombëtar i rëndësishëm por edhe nga ndonjë nga ministrat e kryeshërbëtorit. Unë do u rekomandoja të lexonit një nga librat më të rëndësishëm “Fashizmi liberal”, deklaroi Plasari.

Të fundit