Flash News

KRYESORE

Plasaritet tavani i kopshtit në Tiranë, ç’thoshte Veliaj për tre biznesmenët që e rikonstruktuan dy vjet më parë

Ditën e sotme janë publikuar në media, pamje të një kopshti të degraduar, me mure të çara, kryesisht në zonën e tavanit, vetëm dy vjet pas rikonstruksionit.

hashtag.al publikoi imazhet e kopshtit ‘Xixëllonja’ që ndodhet në Fushën e Aviacionit në Laprakë, ku duket qartë se degradimi i godinës po rrezikon seriozisht jetën e vogëlushëve.

E gjithë godina u inauguruar nga Erion Veliaj në maj të 2016-ës dhe në atë kohë gjatë fjalës së tij, theksoi se godina ishte rikonstruktuar përmes nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një Kopësht”. Por, kush e kreu rikonstruksionin e godinës, punimet e së cilës sot rezultojnë jo efikase?

“Kjo i kushtohet punës së palodhur së të gjithë atyre që iu bashkuan fushatës tonë ‘Adopto një kopsht’. Nuk do të ishte e mundur pa ndihmën që na kanë dhënë tre kompani jashtëzakonisht serioze dhe që e tregojnë seriozitetin e tyre edhe në mënyrën se çfarë i japin mbrapsht komunitetit”, tha ditën e përurimit kryetari i Bashkisë së Tiranës, por pa përmendur emrat konkretë të sipërmarrësve, ndërsa theksonte se “kopshti tashmë ka mjedise të përshtatshme për zhvillimin e mësimit, ku spikasin edhe dy mjediset si, atelie-ja dhe palestra. Të gjitha mjediset mbështetëse për kopshtin, si banjo, korridore dhe mjediset e tjera janë mjedise të sigurta për fëmijët”, që në fakt po rezulton se vetëm mjedis i sigurt nuk është.

Të fundit