Flash News

KRYESORE

“Plasi në PS!”, Paloka komenton deklaratën e Shametit për lista të hapura: Nesër e ka radhën Elisa, në rolin e Hamzait, jo të Mamicës

“Plasi “mosbindja” në PS”, kështu është shprehur nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, teksa komenton reagimin “kundër rrymës” të deputetit socialist Adnor Shameti për listat e hapura.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se “të gjithë ata që kanë votuar çdo pisllik dhe gomarllik të Ramës, papritur vendosën “të rebelohen” ndaj tij.”

Ndërkaq, nuk mungojnë as etiketimet e nënkryetarit të demokratëve referuar Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për të cilën me ironi shprehet: “Nesër pritet deklarata e Elisës, po këtë herë jo në rolin e Mamicës po atë të Hamzait! “Do e tradhtojë” dhe ajo “Skenderbeun” e saj e do ju bashkohet jeniçerëve… dmth Selami Jenicerit të “opozites” parlamentare !Ec e mos mendo pastaj që Rama është legen.”

Postimi i Palokës:

 “Plasi “mosbindja” në PS. Ata që kanë votuar çdo pisllik dhe gomarllik të Ramës, papritur vendosën “të rebelohen” ndaj tij, njësoj si “opozita” parlamentare! Nesër pritet deklarata e Elisës, po këtë herë jo në rolin e Mamicës po atë të Hamzait!

“Do e tradhtojë” dhe ajo “Skenderbeun” e saj e do ju bashkohet jeniçerëve… dmth Selami Jenicerit të “opozites” parlamentare !Ec e mos mendo pastaj që Rama është legen”, shkruan Paloka.

Të fundit