Flash News

KRYESORE

Platforma antimafia: Kompanitë që kanë abuzuar me ligjin dhe pasurinë publike do përjashtohen 20 vite nga tenderat

Platforma antimafia: Kompanitë që kanë abuzuar me ligjin dhe

Deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë prezantimit të platformës animafia bëri të ditur se tre janë fazat ku është bazuar ky ligj duke theksuar se si model është marrë ai britanik.

“Tre janë fazat mbi të cilat është bazuar ky ligj. Verifikimi, hetimi dhe vendimmarrja. Verifikimi do të bëhet nga një drejtori anikorrupsion për të cilën kemi marrë modelin britanik. Do të jetë një Drejtori Antikorrupsion ajo e cila do të jap spunto procesit antmafia.

Të gjitha këto faza, që nga verifikimi, hetimi ashtu edhe nga vendimmarrja do të bazohen mbi një rregull drastik dhe që është pikërisht barra e provës për të vërtetuar ligjshmërinë e përfitimit të pasurisë nga ana e përftuesve abuziv apo të veprimtarisë së zyrtarëve nga më i thjeshti deri te më i larti”, tha Alibeaj.

Mekanizimit të antimafies, tha Alibeaj do to ti nënshtrohet çdo kontratë apo akt publik që dyshohet se është në kundërshtim me ligjin, çdo kontratë apo akt publik i cili është në shkelje të procedurave konkurruese publike si dhe çdo kontratë apo akt publik i cili është emetuar në shkelje të parimeve të përzgjedhjes.

Sa i takon masave parandaluese dhe goditëse, ligji parashikon katër ndërsa përfshinë edhe kompanitë të cilat kanë abuzuar me ligjin apo pasurinë publike.

“Katër janë grupet e masave sa herë që do të verifikohet që ka kontrata, koncensione, prokurime, dhënie e pasurisë publike, akte apo leje apo licenca në kundërshtim me ligjin.

E para është anulimi apo shfuqizimi i aktit apo kontratës publike.

Së dyti, masa të cilat kundrejtohen ndaj pasurisë, çdo gjë e fituar në mënyrë të kundërligjshme dje do ti nënshtrohet konfiskimit:

-pasuria e zyrtarëve publik të përfshirë në procedurat e nënshkrimit apo miratimit të akteve ose kontratave publike, nga më i ulëti nëpunës zyrtar deri tek më i larti, jo vetëm në momentin final të miratimit po nga momenti fillestar i nisjes së procedurës administrative.

-konfiskim, i cili do të jetë i plotë apo i pjesshëm, i pasurisë së paluajtshme publike të tjetërsuar së bashku me investimin e kryer mbi të.

-konfesikim i vlerës së plotë apo të pjesshme të fondit financiar të përfituar pavarësisht nëse është kryer apo jo shërbimi.

Detyrimi për ta rikthyer pasurinë e paluajtshme publike në gjendjen që ishte përpara nënshkrimit apo miratimit të kontratës.

Çdo kompani apo subjekt, që rezulton i përfshirë në akte të tilla të abuzimit me ligjin, me pasurinë publike dhe paranë publike do të jetë e përjashtuar minimalisht 20 vjet nga çdo procedurë konkurruese publike ose marrëdhënie me shtetin”, theksoi deputeti Enkelejd Alibeaj.

Të fundit