Flash News

KRYESORE

Platforma e Bashës për arsimin: Prioritet kombëtar i PD, dyfishojmë buxhetin me 74 mln dollarë më shumë

Platforma e Bashës për arsimin: Prioritet kombëtar i PD,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Pogradec ku ka shpalosur programin për rininë.

Ndër të tjera, kreu i PD theksoi se arsimi dhe veçanërisht arsimi i lartë do të jetë prioriteti kombëtar i qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike.

Madje, ai tha se për këtë sektor është parashikuar të dyfishohet buxheti me 74 milionë dollarë më shumë.

“Sot po ju deklaroj se prioriteti kombëtar i qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike do të jetë arsimi dhe në veçanti arsimi i lartë. Dhe kjo do të thotë, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Plot 74 milionë dollarë më shumë, të cilat sot Edi Rama i shpenzon për të rindërtuar zyrat e tij, duke blerë objekte luksi, për të ndryshuar flotën e automjeteve të luksit, ku ulen qeveritarët, për të shkuar me 18 milionë dollarë në vit udhëtimet, hotelet, biletat. Të gjitha këto shpenzime, vjedhje do të marrin fund. 74 milionë dollarë në vit më shumë do të shkojnë për arsimin e lartë.

Gjysma e këtij fondi prej 74 milionë dollarësh do të shkojë drejtpërdrejt për të ndihmuar familjet që duan të çojnë fëmijët në universitet.  Do të dedikojmë gjysmën e kësaj shume për të paguar tarifën e çdo studenti dhe çdo studenteje që vjen nga familje me më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj.

Nga statistikat zyrtare 90% e studentëve shqiptarë, 9 në 10 prej tyre, kanë më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj të ardhura. Të gjithë studentët që vijnë nga këto familje do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës, që do të thotë, nuk do të paguajnë asgjë, as për tarifën e Bachelor, as për tarifën e Master në universitetet publike.

Ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës, edhe për ata do të ketë përgjysmim të tarifës, gjysmën tjetër do ta subvencionojë shteti.

Mbetet një shumë prej 32 milionë dollarësh në vit e cila do të ndahet si vijon. 5 milion në vit do të përdoren për familjet që, edhe po t’ua paguash tarifën, prapë se prapë nuk i çojnë dot fëmijët në shkollë, nuk i çojnë dot fëmijët në universitete, nuk kanë para t’u blejnë asgjë. As këpucë, as libra, as ushqimin, as abonenë e autobusit, as biletën interurban, që do të  duhet të vijnë, nëse jetojnë në një qytet tjetër, as qiranë. Për rreth 5 mijë studentë buxheti i shtetit do të mundësojë një bursë. Pamundësia ekonomike e familjes nuk do të jetë pengesë për asnjë të ri shqiptar që të shkojë në universitet me planin tonë për arsimin e lartë. Pamundësia ekonomike e familjes nuk do të jetë pengesë për asnjë të ri shqiptar që të shkojë në universitet me planin tonë për arsimin e lartë.  Pjesa tjetër e buxhetit do të përdoret për konviktet dhe për infrastrukturën universitare, auditorët, laboratorët, teknologjinë e informacionit, që t’i japim fund nivelit primitiv ku ndodhet universiteti sot dhe në veçanti për të financuar ato degë që janë prodhuese për ekonominë”, tha Basha.

Të fundit