Flash News

KRYESORE

Platforma e ekonomisë, Mima: Kishim dy mundësi, të heshtnim ose të reagonim

Platforma e ekonomisë, Mima: Kishim dy mundësi, të heshtnim ose

Gjatë emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla është diskutuar për marrëdhënien e politikës me biznesin dhe fokusi është vënë tek platforma e Partisë Demokratike për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkët.

Deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima ka shprehur se në këtë moment historik për Shqipërinë, PD pati kurajon të reagonte dhe të kërkonte çlirimin e ekonomisë në platformën e prezantuar.

“Në këtë moment historik, PD ka pasur kurajon ta shohë realitetin me sy. Kishte dy mundësi, ose të heshtte ose të thoshte se nuk mund ta shohë kështu vendin dhe të reagojë, ashtu siç bëri”, theksoi Mima.

Ndërkohë deputeti i PS-së, Ervin Bushati ka shprehur se platforma e PD vjen erë populizmi dhe nuk kishte parimet kryesore.

“Unë do e doja çlirimin e  ekonomisë, por kjo platforma e PD vjen erë populizmi. Propozimi i PD, nuk kishte parimet kryesore. Ishte një sulm i qartë ndaj biznesit”, u shpreh Bushati.

Të fundit