Flash News

KRYESORE

Platforma e qeverisë tranzitore, Alibeaj u kërkon tre analistëve të jenë më racional

Platforma e qeverisë tranzitore, Alibeaj u kërkon tre analistëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehet se platforma e qeverisë tranzitore duhet analizuar më thellë dhe me një racionalitet më të plotë. Në emisionin ‘Të paekspozuarit’, përballë analistëve Andi Bushati, Fatos Lubonja dhe Mentor Nazarko, ai sqaroi se në thelb, Edi Rama nuk i fiton dot zgjedhjet pa bashkëpunuar me krimin.

“Ftesa ime për të diskutuar për atë që ishte platforma për zgjedhje të lira, mendoj se duhet t’i përgjigjemi me racionalitet. Ju besoni se Edi Rama fiton zgjedhjet nëse krimi nuk është më xhiro.  Ne besojmë që thelbi dhe zemra e problemit është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Alibeaj, që pranoi se edhe Partia Demokratike ka mëkatet e saj në ndërtimin e sistemit politik.

“Unë e pranoj, se me ngritjen e sistemit kemi edhe ne porcionin tonë të përgjegjësisë. E pranoj  edhe këtë procion. Duhet ngritja e një sistemi kushtetues dhe institucional, i cili pas zgjedhjeve duhet të garantojë që pushteti të jetë nën monitorimin e institucioneve të tjera”, deklaroi ai.

Të fundit