Flash News

KRYESORE

Plazhet nudiste në botë, qytetet ku zhveshja konsiderohet më se normale

Plazhet nudiste në botë, qytetet ku zhveshja konsiderohet më se

Kroaci

Kroacia ka zhvilluar një kulturë të fortë natyraliste pa ligje për lakuriqësinë publike dhe është vendi i përsosur për t'u zhveshur, për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë pushime në plazhet nudiste.

Gjermania

Mynihu është qyteti i cili ka gjashtë zona të caktuara të quajtura "Zonat e Zhveshura Urbane", që i lejojnë publikut të shëtisë lirshëm. Megjithatë, vrapi dhe cciklizmi lakuriq konsiderohen si një shqetësim publik nga gjykatat. Të paktën 600,000 gjermanë janë të regjistruar në më shumë se 300 klube private nudiste.

Islanda

Ju mund të zhvisheni lakuriq në Reikjavik dhe në vende të tjera, por me kusht që të mos ofendoni ndonjë person.

Itali

Italianët janë mjaft të kujdesshëm për sa i përket qëndrimit në diell nudo dhe këto plazhe të caktuara janë të kufizuara. Megjithatë ju mund të zhvishni bikinit tuaj në plazh, vetëm se duhet të siguroheni që nuk jeni ie vetmja.

Holanda

Holanda ka zona specifike që konsiderohen të përshtatshme për t’u zhveshur, edhe pse do të keni nevojë për një guxim holandez.

Spanja

Në disa zona publike, lakuriqësia konsiderohet si një e drejtë themelore e një individi. Megjithatë, duhet të tregoni kujdes pasi vendasit nuk mund të simpatizojnë pushuesit që ecin nëpër rrugë të zhveshur.

Zvicra

Ecja nudo është një lojë popullore në këtë vend paqësor, ku lakuriqësia në publik është përgjithësisht e ligjshme. Vetëm se duhet të siguroheni që ju të mbuloni në “Appenzell Innerrhoden”, pasi rajoni konservator ka votuar kohët e fundit për të ndaluar këtë fenomen.

Britani e Madhe

Ka plot 38 plazhe në Britani të Madhe me zona të veçanta për nudistët, përfshirë gjirin Holkam të Norfolkut. Moti i ngrohtë ka sjellë një rritje të personave që marrin rreze lakuriq. Zhveshja bëhet e ndaluar nëse mërzisni ndonjë apo nxisni frikë tek dikush.

SHBA dhe Kanada

Haulover Beach në Miami është i njohur si plazhi më i mirë nudist në Shtetet e Bashkuara. Mund të jetë e vështirë të përcaktohet pikërisht ajo që nuk lejohet atje, por kjo gjë bëhet problem nëse ka ndonjë ngacmim seksual, nëse je i bezdisshëm dhe në disa raste nëse një anëtar i gjinisë së kundërt është i pranishëm.

 

Të fundit