Flash News

KRYESORE

"Plehrë, të vdekshin të dy fëmijët", Bonucci reagon ndaj ndjekësit në Instagram

"Plehrë, të vdekshin të dy fëmijët", Bonucci

Leonardo Bonucci, futbollisti i  Juventusit, i cili u transferua pak muaj më parë nga Milani, ka marrë një mallkim tepër të rëndë me anë të një mesazhi që i ka ardhur në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë qendërmbrojtësi i cili ka postuar në rrjetin social këtë mesazh, ndaj të cilit nuk ka munguar as reagimi i tij.

“Plehrë, të vdekshin të dy fëmijët”, ka shkruar ndjekësi me një gjuhë urrejtje ndaj lojtarit.

Ndërkohë, Bonucci është shprehur se shpreson që një ditë të jetojmë në një botë të mirë dhe t'i mbajë fëmijët larg nga shoqëria aktuale.

“Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për tani shpresoj që të mbaj larg fëmijët e mi nga bota ku po jetojmë. Bota e njerëzve të tillë. Bota e dhunës së gjesteve, fjalëve dhe mendimeve. Tani fshi llogarinë, ndrysho profilin, telefono dikë që të të ngushëllojë, por askush nuk mund të ndryshojë. Do të mbetesh i neveritshëm”, ka shkruar Bonucci në postim.

Kujtojmë se pak kohë më parë, djali i vogël i futbollistit i'u nënshtruar një procedure delikate kirurgjikale për shkak të fillimit të një patologjie akute.

Të fundit