Flash News

KRYESORE

Plenkoviç: Në samitin e Zagrebit synojmë të hapin negociatat me Tiranën e Shkupin

Plenkoviç: Në samitin e Zagrebit synojmë të hapin

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç deklaroi se në Samitin e Zagrebit vendi i tij do të punojë që të nisin negociatat për futjen në BE të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

“Ne do të këmbëngulim në këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në Samitin e Zagrebit, me qëllim të qartë që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para majit”, tha Plenkoviç, që shtoi se përvoja e Kroacisë tregon se gjatë negocimit nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm.

Kryeministri kroat angazhohet se do të kërkojë dialog sistematik mes palëve.

“Dëshiroj që të paktën çdo dy vjet të jemi në përbërje të plotë, anëtarë të unionit dhe vendeve kandidate. Kjo politikisht është shumë e rëndësishme, sepse këtu vjen nxitja për hapa përpara, ndaj reformave dhe perspektivës evropiane”, shtoi kreu i qeverisë kroate.

Ai shtoi se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet aplikuar një model kroat zgjerimi, specifikisht ekziston neni 49 i “Marrëveshjes së BE-së”, në bazë të së cilës të gjitha vendet evropiane mund të bëhen anëtare.

Të fundit