Flash News

KRYESORE

Plotësohet struktura/ Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nisin punë nesër

Plotësohet struktura/ Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot vendimin për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Po ashtu u miratuan vendimet për sistemimin në pozicion të gjyqtarëve të Gjykatave për Krimet e Rënda, të cilat nga nesër pushojnë së funksionuari si të tilla.

Me vendimet e sotme, KLGJ plotëson strukturën institucionale dhe mekanizmin kushtetues për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të shtetit.

Më 19 dhjetor fillon funksionimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPSHPKKO) dhe i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Sot u vendos që gjashtë gjyqtarë në detyrë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda të emërohen pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Albana Boksi;

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Nertina Kosova;

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Saida Dollani;

Caktimin e përhershëm të gjyqtarit Dhimitër Lara;

Caktimin e përhershëm të gjyqtarit Sokol Binaj;

Caktimin e përkohshëm të gjyqtares Nure Dreni, për të cilën vijon procesi i rivlerësimit kalimtar.

Po ashtu,KLGj vendosi edhe caktimin e përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të dymbëdhjetë gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Këta të fundit janë ende në procesin e rivlerësimit, ose ende një vendim përfundimtar për konfirmimin në detyrë.

Vendimi

Gjyqtare Daniela Shirka;

Gjyqtare Etleva Dede;

Gjyqtare Flora Haredinaj;

Gjyqtare Ilirjana Olldashi;

Gjyqtare Irena Gjokaj;

Gjyqtare Marsela Balili;

Gjyqtare Miliana Muçaj;

Gjyqtar Ardit Mustafaj;

Gjyqtar Bib Ndreca;

Gjyqtar Fran Prendi;

Gjyqtar Klodian Kurushi;

Gjyqtar Sandër Simoni

Të fundit