Flash News

KRYESORE

“Plumb në zarf”, cilat janë kodet e mafies që përdorin në distancë Rama dhe Tahiri

“Plumb në zarf”, cilat janë kodet e mafies që

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur gjerësisht edhe në marrëdhënien e krijuar Rama-Tahiri, pasi ky i fundit u përmend edhe në raportin e Këshillit Evropian, si një disavantazh për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Sipas Berishës, Tahiri i kthen batutat Ramës, pasi ky i fundit ka qenë “koka” e krimeve për të cilat akuzohet ish-ministri i Brendshëm, kryesisht për implikimin në trafikun e drogës.

“Tahiri ka përgjegjësi shumë të mëdha, as 1/10 e tyre s’mund t’i kryente pa mbështetjen e Ramës. Kjo është arsyeja që Tahiri ia kthen batutën me një gjuhë dhe kod të mafies, është ‘plumbi në zarf’ që i dërgojnë njëri tjetrin”, tha Berisha në emisionin “Kjo javë” në ‘News 24’.

Kujtojmë se dy javë më parë, kur Tahiri u rikthye pas 6 muajsh në kuvend u përgjigj akuzave të opozitës, se po e mbron Edi Rama dhe përgjigja e tij ishte kjo: “As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërtetat dhe nuk ka vlerë askush që mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk besoj që do të ketë bir nëne dhe bir kurve që do më pengojë”, tha Tahiri para gazetarëve.

Të fundit