Flash News

KRYESORE

Plumba drejt banesës, familjarët të kërcënuar braktisin shtëpinë në Fierzë

Plumba drejt banesës, familjarët të kërcënuar braktisin

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një banesë në fshtatin Porav të Fierzës. I “BalkanWeb” mëson se në shënjestër të sulmit ka qenë banesa e shtetasit Lek Ndou.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se ngjarja ka lidhje dhe me furgonion që u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme. Pak pas ngjarjes familjarët kanë lënë banesën, ndërsa shprehen se ndihen të rrezikuar për jetën pasi janë të kërcënuar.

Po ashtu ka dyshime se Lek Ndou kishte konflikt me djalin e shoferit të furgonit, ku ky i fundit u sulmua me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa furgoni me targë AA982MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba.

Të fundit