Flash News

KRYESORE

Plumbat mbi shtëpinë e gazetares, Neritan Liçaj: Pse policia e mbajti të fshehtë ngjarjen për tetë orë

Plumbat mbi shtëpinë e gazetares, Neritan Liçaj: Pse policia e

Reagime të shumta pati pas ngjarjes së rëndë, ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku banesa e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala u qëllua me 10 plumba kallashnikovi. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

Mes reagimeve të shumta, ishte edhe aktori Neritan Liçaj. Sipas tij, ngjarja është një skandal fillimisht për policinë, e cila e mbajti të fshehtë për tetë orë.

Qëlluan shtëpinë e gazetares dhe policia për 8 orë nuk dha asnjë informacion..jo sikur të qëllohej mbi shtëpinë e një gazetareje por mbi një kotec me pula por bosh. Skandal shumë i madh për policinë ky...njëkohësisht tregon fundin e kësaj qeverie...pra gjithçka ka marr fund për këtë qeveri..s’po qeverisin, s’po merren me problemet e këtij vendi...tipike për Shqipërinë..sa herë ka degraduar politika kështu ka ndodhur...kjo situatë absurde.

Të fundit