Flash News

KRYESORE

Plumbat ndaj 24-vjeçarit/ Salianji: Nuk funksionuan kërcënimet, tani del që arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme

Plumbat ndaj 24-vjeçarit/ Salianji: Nuk funksionuan kërcënimet,

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar lidhur me plumbat e policisë ndaj 24-vjeçarit Sidion Tabaku.

Ai është shprehur se Ministria e Brendshme pasi nuk e bindi dot qytetarin Tabaku nëpërmjet kërcënimit, reagon duke thënë që arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Salianji shton se Ministria e Brendshme është kthyer si aparat i sigurimit të shtetit duke mbuluar e manipuluar çështjet e bandave të lidhura me qeverinë.

Postimi i Salianjit:

Me Xhafajn Ministria e Brendshme është kthyer si aparat i sigurimit të shtetit, godit dhe dhuno qytetarët dhe mbulo e manipulo çështjet e bandave të lidhura me qeverinë.

Ministria e Brendshme pasi nuk e bindi dot qytetarin Tabaku nëpërmjet kërcenimit të tij dhe familjarëve të tij për të thënë që është dëmtuar nga motorri dhe jo nga plumbi, reagon duke thënë që arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme!

Policia nuk arreston dhe gjuan bandat, kriminelët dhe përdhunuesit, por dhunon dhe godet qytetarët.

Të fundit