Flash News

KRYESORE

Plumbat ndaj policëve te ‘Universi’, kryeprokurori i Elbasanit: Dyshime se persona të pautorizuar kanë akses në kamerat e Qazim Sejdinit. Si reagoi Tirana kur kërkova ndihmë...

Plumbat ndaj policëve te ‘Universi’, kryeprokurori i Elbasanit:

Kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk e ka mbështetur institucionin e tij për shumë çështje nën hetim. Rasti i fundit, tha Gina, ishte ngjarja pranë hotelit ‘Univers’, pronë e fisit Çapja, dhe ku në qershor të 2016-s u qëllua me armë drejt disa efektivëve të policisë, ndërkohë që ndihma nuk ka ardhur as nga Policia e Shtetit dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ai theksoi se ka dyshime se në kamerat e bashkisë që drejtohet nga Qazim Sejdini, kanë akses persona të pautorizuar, por kur Gina kërkoi ndëhyrjen e Prokurorisë së Përgjithshme për këtë çështje, erdhi vendimi i Arta Markut për shkarkimin e tij.

“Madje, unë mund t’ju them se rasti më i fundit është rasti i ngjarjes që ka ndodhur tek hotel ‘Univers’. Unë kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, nga shefi i IT-së pranë kësaj Prokurorie, për të kryer veprime pranë serverave të bashkisë pasi ka dyshime se persona të paautorizuar mund të kenë akses në këto servera. Kjo lëvizje(largimi nga detyra) vjen menjëherë pas kësaj kërkese që unë kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme”, tha Gina.

Kryeprokurori i Elbasanit deklaroi gjithashtu se: “Një nga rastet kryesore kur policia nuk bashkëpunoi kur ne kërkuam ndihmën e saj në terren. Kjo ndihmë nuk erdhi asnjëherë me pretendimin se punonjësit e policisë ishin në plazh, ishin me pushime, dhe për këtë arsye ky hetim dështoi. Gjithashtu problematike të tjera konstatohen edhe në çështje që janë nën hetim.”

Kryeprokurori i Elbasanit sfidon Arta Markun: Nuk largohem nga detyra, vendimi i saj është i pavlefshëm

Prokuroria e Përgjithshme drejtohet nga Fatmir Xhafaj? Të gjitha akuzat dhe dyshimet që kryeprokurori i Elbasanit hodhi mbi Arta Markun dhe ministrin e Brendshëm

Të fundit