Flash News

KRYESORE

"Po abuzojnë me historinë se nuk do të ketë koalicione", Balla zbulon arsyen pse socialistët kërkojnë hapjen e listave në mënyrë të pjesshme

"Po abuzojnë me historinë se nuk do të ketë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke komentuar idenë për ndryshimin e sistemit politik, ka cilësuar garimin në zgjedhje përmes listave të hapura në mënyrë të pjesshme si mënyrën më të mirë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Balla është shprehur se kjo çështje është diskutuar dhe “është e pamundur në Shqipëri të garantosh një proces votimi me atë sistem me lista të hapura”. Ndërsa shprehet pro hapjes së listave me 1/3, kreu i grupit socialist e ka cilësuar si hap të rëndësishëm miratimin e marrëveshjes ditën e sotme.

"Politika nuk është një shkencë ekzakte. Kemi kaluar nga maxhoritari në proporcional rajonal dhe jemi në një moment që nëse shohim dhe hedhim sytë, ka një numër të madh vendesh, që kanë lista të hapura. I kam lexuar me kujdes dhe i kam përshëndetur deklaratat e ndërkombëtarëve. Deklaratat e para ishin nga ambasada e SHBA, nga Varhelyi. Padyshim që miratimi i kodit sot është një hap i rëndësishëm që skonton një prej detyrave të shtëpisë", ka thënë Balla.

Referuar akuzave të opozitës jashtëparlamentare se mazhoranca është duke kërkuar heqjen e  koalicioneve parazgjedhore, Balla shprehet se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas kreut të grupit socialist, “është abuzim dhe gënjeshtër historia që nuk do të ketë koalicione.”

Pjesë nga diskutimi:

Pas shumë vitesh që nga 1921 që nuk kishim asnjë femër në parlament, tashmë në vitin 2021 nuk duhet të bëjmë gabimin për të mos garantuar barazinë në këtë institucion. Në këtë këndvështrim parashikimi për ndryshimet kushtetuese do të ndikojë më shumë në ruajtjen e barazisë.

Vota parapëlqyese në shumë vende është një votë. Pra zgjidhet subjekti (kandidati). P.sh: në Kosovë në njërin krahë janë subjektet dhe në krahun tjetër një set me mbi më shumë se 120 numra, gjë e cila do të ishte e koklavitur për rastin tonë.

Si do të mund të jetë 1/3 e listave të hapura?

Po ju them që, kjo çështje nuk mbyllet në 23 korrik dhe se do të vijojnë diskutimet më tej mes ligjvënësve, Këshilli Politik apo në KQZ në mënyrë të detajuar. Kohën e kemi përpara dhe është e mjaftueshme për të bërë ndryshime.

Pse nuk mund të kemi hapje të listave, pa koalicione?

Sështë e vërtet që koalicionet janë hequr. Ky është një abuzim nga deputetët që i bëhet marrëveshjes. Është e vërtet që kjo ka qenë pjesë e propozimeve fillestare, por ai propozimë ka rënë, pra nuk është më.

Njerëzit duhet të vlerësojnë ofertat dhe jo ato të partive, por të kandidatëve. Është abuzim dhe gënjeshtër historia që nuk do të ketë koalicione.

Në 2017 kemi shkuar me koalicione? Tani si do të vijojmë?

Në koalicione do të shkosh prap. Hapja e listave dhe ajo që po shpjegoj janë alfa dhe beta e kësaj historie. Ata që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, shihet se nuk kanë aspak bazë ankesat e tyre për koalicionet.

Po ju i kundërshtuat listat e hapura dhe tani na vini me idenë e hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve? Kjo është...

Ajo që unë po them është që në Shqipëri nuk ka patur një diskutim të gjatë për këtë çështje kanë qenë diskutime sezonale, një javore. Pasi janë dëgjuar kërkesat e qytetarëve janë marrë këto vendime.

Por, arsyeja pse po kërkojmë lista të hapura në mënyrë të pjesshme është sepse është e pamundur të garantosh një proces votimi me atë sistem me lista të hapura. Të gjithë ekspertët zgjedhore në të gjitha vendet ku është bërë ky diskutim kanë rekomanduar këtë (1/3 e listave të hapura).

Nëse në Tiranë do ketë 34 parti që garojnë veç e veç s’do jetë problem?

Jo s’ka asnjë problem.

Të fundit