Flash News

KRYESORE

Po afron mesi i janarit, por për bashkinë e Tiranës ka ende festa (Sheshi Skënderbej akoma i zaptuar nga kioskat)

Edhe pse Krishtlindja, Viti i Ri dhe dita e Ujit të Bekuar (për ortodoksët) apo Epifanisë (për katolikët), kanë kaluar, për bashkinë e Tiranës duket se festat vijojnë, edhe pse jemi në pranë gjysmës së muajit janar.

Në fakt, Sheshi Skënderbej vazhdon të jetë i zpatuar nga kioskat, që lëshojnë një tym të pafundëm nga pejkja e qofteve në orë të ndryshme të ditës.

Aty janë ende pema, dhe lodrat, sikurse dëshmojnë fotot nga ajri dhe toka të shkprepura dje dhe pardje.

   

Të fundit