Flash News

KRYESORE

“Po bëj diçka me ato letrat”/ Dako kthen Ramën nga rruga në Durrës (video)

“Po bëj diçka me ato letrat”/ Dako kthen Ramën nga

Edhe pse nuk është më në detyrën e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako vazhdon që të jetë aktiv në qytetin e goditur nga tërmeti. Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte duke folur drejtpërdrejt në profilin tij, nga pas duket Dako, që pret sapo Rama mbaron dhe i thotë kreut të qeverisë, se po “bën ai diçka me ato letrat”.

Nga kryeministri vjen si përgjigje vetëm një “OK”.

Dako mbajti postin e kryebashkiakut për 4 mandate, ndërsa nuk garoi në zgjedhjet e fundit lokale të 21 qershorit, pas akuzave se ishte i përfshirë në blerjen e votave. Gjatë kohës që ai ka mbajtur këtë detyrë, në qytetin bregdetar u bënë ndërtime të shumta.

Rama ishte duke folur me ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, kur ish kryebashkiaku i ndërpreu.

Biseda

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…

Çuçi: Për lejet, po.

Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.

Çuçi: Të kthehet puna.

Rama: Po.

Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?

Rama: Ok.

Të fundit