Flash News

KRYESORE

“Po bëjnë marrëveshje të fshehta për pensionet”, emigrantët shqiptarë protestë para Ambasadës Italiane

“Po bëjnë marrëveshje të fshehta për

Sot, para Ambasadës Italiane kanë protestuar dhjetra emigrant shqiptarë që kanë mbushur moshën e pensionit. Ata kërkuan krijimin e një marrëveshje të munguar mes shtetit shqiptar dhe atij italian për njohjen  e viteve të punës dhe përfitimit të pensionit.

Edhe pse në këtë shtet jetojnë mbi 540 mijë emigrantë shqiptarë, negociatat e nisura prej vitesh ende nuk kanë arritur në konkluzion.

Pavarësisht këtij numri mes dy shteteve nuk ka një  marrëveshje për njohjen e viteve të punës dhe përftimit e pensionit. Situata e krijuar ka nxjerrë në protestë dhjetëra emigrantë shqiptarë. Në fakt bisedimet me Italinë kanë nisur prej vitesh por pa një konkluzion. Për këtë protestuesit i kërkuan ambasadorit Cutillo të ndërhyjë.

Për RTV Ora, emigrantët u shprehen se politikanët e dy shteteve po bëjnë marrëveshje të fshehta dhe që nuk po punojnë për të realizuar kërkesën e tyre.

"Të vijë të bisedojë me pensionistët. Qeveria shqiptare nuk çan kokën për ne"

Pas shumë vitesh punë në Itali, mundësia që u ofrohet është të marrin pensionin në Shqipëri, por me një kosto sipas tyre të lartë.

"Shteti shqiptar hesht. Tani ose është një akord i fshehur dhe ne nuk dimë gjë. Këto janë mashtrime të pastra, boll"

Kërkesën për përftimit të pensionit, emigrantët ia drejtuan dhe ministrisë së jashtme, ku kërkuan ndërhyrjen e shtetit shqiptar për njohjen e viteve të punës në Itali.  Në vitin 2019 janë rreth 22 mijë shqiptarë që dalin në pension. Shqipëria ka marrëveshje me rreth 8 shtete për pensionet  dhe me 14 të tjerë është prej vitesh në bisedime.

Të fundit