Flash News

KRYESORE

“Po bëjnë punë heroike dhe atdhetare”, presidenti Meta falënderon gazetarët dhe operatorët

“Po bëjnë punë heroike dhe atdhetare”, presidenti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar gazetarët, kryesisht ata të terrenit, si dhe operatorët, për punën që po bëjnë këto ditë të vështira për Shqipërinë.

Në një kohë kur thuajse të gjithë janë nëpër shtëpi, të karantinuar, për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit apo prekjen prej tij, përveç stafit mjekësor, edhe gazetarët janë të rrezikuar teksa raportojnë në kohë reale për situatën në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Iliri Meta, ka falënderuar gjithë gazetarët dhe operatorët duke e konsideruar punën e tyre heroike dhe atdhetare:

Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”

Të fundit