Flash News

KRYESORE

‘Po bën qejf me lekët tona’, Armina Mevlani i jep shpjegime komentuesit

Blogerja Armina Mevlani dhe e dashura e Shkëlzen Berishës shpesh herë komentohet për jetën që bën. Duke qenë se është një ndikuese mode (fashion influencer), ajo shpesh herë është e ftuar në evente të ndryshme mode në gjithë botën.  Gjithashtu, Armina reklamon marka të ndryshme dhe më prestigjiozet përmes profilit të saj në Instagram. Por ajo vazhdon të paragjykohet për shkak të të dashurit të saj, Shkëlzenit, dhe ndjekësit e saj, shpesh herë i shkruajnë duke e paragjykuar për jetën luksoze që bën. Një komentues i ka shkruar Mevlanit në profilin e saj në Instagram: “Bëj qejf me lekët tona bëj...” Ndërkohë, Armina i është përgjigjur duke i thënë se edhe pse nuk e ka për detyrë, do i përgjigjet komentit të tij dhe i shpjegon punën që bën duke i shkruar: “Atëherë po ju kthej përgjigje për mirësjellje dhe për t`ju sqaruar, sepse nuk kam asnjë detyrim. Puna ime është të reklamoj firma, evente apo sjellje të reja në industrinë e modës, si e tillë çdo udhëtim për mua është punë, e mbuluar nga firmat me të cilat bashkëpunoj.”
 
View this post on Instagram
 

Yesterday at the Forbidden Party of @givenchybeauty launching the new amazing fragrance L’interdit

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Të fundit