Flash News

KRYESORE

Po bërtiste kundër presidentit, policia qëllon me armë personin e armatosur pranë resortit të Trump

Po bërtiste kundër presidentit, policia qëllon me armë

Policia e Floridës ka qëlluar duke e lënë të plagosur një person të armatosur që bërtiste kundër presidentit Trump, në hyrje të resortit të tij në Miami.

Sipas mediave amerikane, ai po bërtiste me të madhe për presidentin dhe në një moment ka kapur flamurin amerikan në hyrje të kompleksit për ta hequr atë.

Personi i identifikuar si Jonathan Oddi, 42 vjeç, është dërguar në spital pas shkëmbimit të zjarrit.

Mësohet se për fat të mirë gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk ka pasur viktima, ndërkohë që një oficer policie ka pësuar një dëmtim fizik.

Ende janë të paqarta motivet e veprimit të 42-vjeçarit, por nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i dyshuari është një instruktor fitnessi me prejardhje nga Afrika e Jugut dhe jeton në një apartament pranë resortit të Trump.

Të fundit