Flash News

KRYESORE

“Po çfarë lesh integrimi europian! Jemi orient express”, koordinatori i PD i pakënaqur me kursin e qeverisë

“Po çfarë lesh integrimi europian! Jemi orient express”,

Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano ka shprehur përkaqësinë për kursin që ndjek qeveria shqiptare në marrëdhëniet me jashtë. Duke folur për integrimin europian, Shano shprehet se Shqipëria e 2017-ës është orient express dhe kurrë më parë nuk ka patur marrëdhënie kaq të mira me Turqinë, Kinën dhe Rusinë.

Reagimi i Dritan Shanos:

Po çfarë lesh integrimi europian! Shqipëria e 2017-s është Orient express.

Kurrë më parë, që prej 28 Nëntor 1912 që kur vendi ynë u shpall i pavarur prej Turqisë, deri sot në vitin 2017, ne Shqiptarët nuk kemi patur një qeveri dhe media qe kanë shtyrë kaq fort Shqipërinë në prehrin dhe nën influencën e Turqisë.

Kurrë më parë që prej vitit 1978 kur prishëm marrëdhëniet me ta, nuk kemi patur një qeveri kaq të afërt me Kinën në Lindjen e Largme, më shumë nga dëshira për të adoptuar politikat dhe modelin e kapitalizmit partiak sesa nga ndonjë partneritet ekonomik.

Kurrë më parë, që prej 12 Dhjetorit 1990 nuk kemi patur një qeveri që inspirohet dhe zbaton metodat qeverisëse te Rusisë, kontrollin mbi ekonominë mediat dhe opozitën.

Rroftë qeveria ore....

Flamuri është Flamuri i Qeverisë provizore Shqiptare 1912 - 1914

Të fundit