Flash News

KRYESORE

Po çonte fëmijët në ‘Disney World’, furgoni shkakton aksident masiv. Shtatë viktima

Po çonte fëmijët në ‘Disney World’, furgoni

Një furgon më fëmijë që do shkonin në parkun “DisneyWorld” në Florida ka shpërthyer në flakë pas një përplasje. Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas aksidentit, ku u përfshinë dy kamionë dhe dy makina.

Përplasja ka ndodhur në një autostradë amerikane. Derdhja e rreth 50 litrave naftë në asfalt shkaktoi zjarrin masiv dhe viktimat.

Flakët përfshinë automjetet në Interstate 75, mes tyre edhe furgonin që po transportonte fëmijët në parkun me famë botërore Disney World.

Patrulla e Autostradës në Florida ka njoftuar se disa fëmijë gjendeshin midis të vdekurve, me mediat që raportojnë se 5 nga shtatë viktimat që vdiqën ishin fëmijë në furgon.

 

Të fundit