Flash News

KRYESORE

“Po më dhimbsesh z. kryeministër”, Noka-Ramës: Ecjaket e misionareve nga shtëpia e tij në tënden e bënë efektin

“Po më dhimbsesh z. kryeministër”, Noka-Ramës:

Deputeti demokratrat Flamur Noka, ka reaguar pas qënrimit që mbajti sot kryeministri Edi Rama për Saimir Tahirin.

“Po me dhimbsesh z Kryeminister. Të paska shtërnguar shumë keq Saje qorri...”, shkruan ndër të tjera Noka, teksa shton se ecjaket e misionareve nga shtëpia e Tahirit në të Ramës e bënë efektin.

Reagimi i Flamur Nokës:

Po me dhimbsesh z Kryeminister. Të paska shtërnguar shumë keq Saje qorri...

Ato ecejaket e misionareve nga shtepia e tij ne tenden e paskan bere efektin...

Po te shoh sot te rrudhur e te mbledhur sa nje grusht ..Po te shoh sot se po kercen pupthi pa pushim teksa flet ..

Hapja e kutise se pandores se krimit se Saje qorrit ju ka bere te gjitheve te ktheheni ne avokat te zellshem te tij , biles edhe me tej, ne ushtar te tij .

Kercen prifti nga belaja- thote populli. Druri i shtrember jo vetem qe u drejtua por na u be rrap madheshtor i patrazuar nga shterngatat..

Por ke harruar se eshte vaditur 4 vjet nga krimi e droga ky rrapi jot se bashku me ty ..

Dhe kete gje sot e dijn gjith shqiptaret por ca tefter te rendesishem i kane dhe nderkombetaret ..

Shterngatat qe po afrojne do te te shkulin ty dhe organizaten tende kriminale qe quhet qeveri ...

Prisni prisni ..skeni pare asgje akoma...

Të fundit