Flash News

KRYESORE

A po punojnë radarët? Kapet gomonia me 712 kg kanabis, e nisur nga Otranto

Përgjigja më e mirë për misistrin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes është lajmi se drejt brigjetve italiane, po nisej një gomone me 712 kg kanasbis, e nisur nga Otranto. Ka qenë policia kufitare greke ajo që ka lajmëruar për gomonen, sepse radarët tanë nuk "e kapën". Ministri Xhafaj flet për masa, për strategji, por trafikantët vijojnë punën e tyre.Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane. Sekuestrohet në afërsi të Otrantos një gomone me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Kapen në bord të gomones 3 skafistë. Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë e Shtetit për një gomone që dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike nga Greqia për në Itali.

Policia e Kufirit të D.P.V Vlorë ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia. Ndërkohë Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit.

Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht: L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.

Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria. Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor.Trafiku vijon dhe ambasadori Lu do të vijojë përsëri me akzua për policinë dhe rendin, për grupet kriminale që trafikojnë lëndë narkotike dhe njerëz.  Ka të drejtë! Faktet flasin vetë...

 

 

Të fundit