Flash News

KRYESORE

Po drejtonte makinën i dehur, gjobë dhe heqje patente për portierin Lloris

Po drejtonte makinën i dehur, gjobë dhe heqje patente për

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, u ndalua nga policia e Londrës pak kohë më parë duke drejtuar makinën e tij në gjendje të dehur.

Për këtë arsye, ai ka marrë një gjobë prej 50 000 paundësh dhe heqje të patentës për 20 muajt e ardhshëm.

Lloris ishte duke drejtuar makinën e tij tip "Porsche" në një zonë që shpejtësia e lejuar ishte 20 kilometra në orë, ndërsa francezi po ecte me një shpejtësi dyfish nga ajo e lejuara. Gjithashtu ai kaloi semaforin me të kuqe.

Lloris u gjobit jo vetëm nga institucionet shtetërore por edhe nga klubi londinez me një shumë prej 300 mijë paund.

Të fundit